Nuk ka bileta për Plisat për të parë ndeshjen e Shqipërisë me Ishujt Faroe. Kështu thonë vetë Plisat përmes një deklarate në faqen e tyre në Facebook.
“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.
Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.
Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelat", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.
Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.
Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira.
Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI.
Shihemi në Gjermani!”, thuhet në postim./K.C/dritare.net