Na ndiqni edhe në

Sport

Ra pa ndjenja në fushë, shoku i skuadrës i shpëtoi jetën futbollistit të Fiorentinës!

Ra pa ndjenja në fushë, shoku i skuadrës i shpëtoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Fiorentina-Inter, ku futbollisti 22-vjeçar Edoardo Bove pësoi kolaps duke u rrëzuar pa ndjenja në fushë. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin sportiv e jo vetëm. Për fat të mirë, lojtari raportohet në gjendje stabël në spital, ku u transportua me urgjencë. Situata e tij do të kishte qenë më e rëndë po të mos kishte ndërhyrë një nga shokët e skuadrës.

Danilo Kataladi, një tjetër futbollist i Fiorentinës, sapo pa 22-vjeçarin të rrëzohej në fushë vrapoi me shpejtësi drejt tij. Ishte ai që e ktheu në krah, duke i nxjerrë gjuhën për të mos lejuar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të futbollistit që ishte pa ndjenja. Ndihma e parë që i ka dhënë lojtari tjetër i Fiorentinës, rezultoi vendimtare për jetën e 22-vjeçarit.

Kujtojmë që në raste të tilla ndihma e parë është shumë e rëndësishme për shmangien e komplikacioneve të mëtejshme./E.P/dritare.net