
Rama i dorëzon çmimin "Zemra kuqezi" futbollistit Ylber Ramadani
E Hënë 27 Janar 2025, 21:09
Dritare.net
Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF-ja sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit, një moment i veçantë ishte ndarja e çmimit “Zemra kuqezi” për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani.
Ky çmim prestigjioz, përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares, nderon shpirtin e tij të jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.
Çmimi “Zemra kuqezi" iu dorëzua Ramadanit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe tifozi i Kombëtares, Besmir Limani, i njohur ndryshe si “Fytyra me Shqiponjë”.
I emocinuar, mesfushori kuqezi tha: “I nderuar që marr këtë çmim dhe premtoj që do të jap më shumë që të ecë përpara Shqipëria”./K.C/dritare.net

















