
Shkelmohet topi i parë, kuqezinjtë në kërkim të fitores së dytë
Dritare.net
Në stadiumin ‘Air Albania’, po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat morën tri pikë në ndeshjet e para respektive, ndaj kërkohet vazhdimësia.
Trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze Trajner: Ëilly Sagnol
Situata në Grupin B1:
Liga B, Grupi 1
1. Gjeorgjia 3 pikë (4:1)
2. Shqipëria 3 pikë (2:1)
3. Ukraina 0 pikë (1:2)
4. Çekia 0 pikë (1:4)
Ndeshjet e dyta në grup:
-Shqipëri-Gjeorgji 20:45 , data: 10.09.2024
-Çeki-Ukrainë, ora 20:45 , data: 10.09.2024./K.C/dritare.net

















