Na ndiqni edhe në

Sport

Shuma e majme që përfitojnë lojtarët e Anglisë nëse mundin Spanjën!

Shuma e majme që përfitojnë lojtarët e Anglisë

Yjet e Anglisë do të fitojnë një bonus marramendës prej 14 milionë paundësh nëse mundin Spanjën nesër në ndeshjen e fundit të Euro 2024. Kombëtarja e “tre luanëve”, u kualifikua në finalen e madhe të Euro 2024, aty ku do të përballen me Spanjën.

Lojtarët do të marrin 9.6 milionë paund në rast suksesi, ndërsa trajneri Southgate, do të arkëtonte një bonus prej 4 milionë paundësh.

Shuma totale prej 14 milionë paundësh është një rekord i ri nga Kupa e Botës 2022, kur u premtua një bonus prej 13 milionë paundësh, por skuadra dështoi./K.C/dritare.net