
Southgate jep dorëheqjen pas humbjes së Anglisë në Euro 2024
Dritare.net
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen dy ditë pas humbjes me Spanjën në finalen e Kampionatit Evropian 2024.
Tre Luanët humbën 2-1 në Berlin të dielën, humbja e tyre e dytë radhazi në finalen e Evropës, pasi u mundën me penallti nga Italia në Wembley tre vjet më parë.
Southgate, 53 vjeç, drejtoi vendin e tij për 102 ndeshje në tetë vjet në krye. Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte disa muaj më vonë.
“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Kjo ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri.",tha Southgate.
Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit Anglez Mark Bullingham tha se procesi për të emëruar pasardhësin e Southgate ka filluar dhe synojnë që trajneri i ri të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur./K.C/dritare.net

















