
Sylvinho ka vendosur t'i besojë sërish skemës 4-3-3 edhe kundër Gjeorgjisë, teksa nga minuta e parë për herë të parë me Kombëtaren do luajë Arbër Hoxha.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria hyn në këtë sfidë me fitoren e madhe 2-1 të arritur në udhëtim te Ukraina. Në anën tjetër, edhe Gjeorgjia po kalon nëpër një formë të mirë, pasi mposhti Çekinë me rezultat 4-1. Për dallim nga fitorja me Ukrainën, Sylvinho ka bërë vetëm një ndryshim, ku në vend të Qazim Laçit, ka futur Arbër Hoxhën.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho
Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze Trajner: Willy Sagnol.K.C/dritare.net

















