
Tenistja Raducanu, përfundon garën mahnitëse me fitore!
Dritare.net
Emma Raducanu thotë se nuk dëshiron të heqë dorë nga trofeu pasi përralla e saj në Nju Jork arriti kulmin me fund të lumtur. 18-vjeçarja është gruaja e parë britanike në 44 vjet që fiton një titull në Grand Slam.
Ajo përfundoi US Open të tenisit siç e nisi: Duke dominuar pa frikë e duke mundur Leylah Annie Fernandez me dy setet 6-4, 6-3 në një ndeshje plot intensitet pa humbur në asnjë moment. Kjo është paraqitja e dytë e Raducanu në Grand Slam dhe asnjë grua në epokën e US Open nuk kishte fituar ndonjëherë me kaq pak eksperiencë.
Kur Raducanu mbërriti në New York tre javë më parë, pati një shqetësim në lidhje me gjendjen e saj fizike, për shkak të rrugës së gjatë e larg shtëpisë për shkak të garës. Fluturimi i saj u rezervua për në fund të javës kualifikuese. Ajo edhe kishte frikë se mund të humbte, dhe kjo do të kishte qenë krejt normale për të: Fundja do të kishte qenë një përvojë e vlefshme për të ardhmen e saj./M.T/dritare.net

















