U infektua me Covid, përmirësohet gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo
Dritare.net
Komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo vijon të kurohet në Stamboll të Turqisë pas infektimit me Covid-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar. Kjo u bë me dije nga gazetari Ervin Petraq Baku, i cili thotë se gjendja e komentatorit të njohur, po shkon drejt normalizmit.
"Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë…
Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drejt normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë", - shkruan gazetari Baku në statusin e tij./M.T/dritare.net