Na ndiqni edhe në

Sport

Sulmuesi shqiptar shpallet Lojtari i Ndeshjes, nga LaLiga!

Sulmuesi shqiptar shpallet Lojtari i Ndeshjes,  nga LaLiga!

Real Madrid nuk ia del të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të La Liga. Kampionët në fuqi u ndalën nga Mallorca në transfertë në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 1-1.

Ishin Los Blancos që kaluan të parët në avantazh me Rodrygo në minutën e 13' duke diktuar lojën në pjesën e parë. Por, në startin e të dytës ishte sulmuesi dardan Vedat Muriqi që riktheu baraspeshën me një gol mjaft të bukur me kokë.

Muriqi pas paraqitjes së djeshme u shpall Lojtari i Ndeshjes nga LaLiga, duke ia kaluar edhe yjeve të Real Madrid ku ndër të tjerë përmendim Vinicius, Bellingham dhe Mbappe./ dritare.net