Na ndiqni edhe në

Sport

Yamal: Nuk kam folur kurrë me Messin!

Yamal: Nuk kam folur kurrë me Messin!


Lamin Yamal, i cili të shtunën mbush 17 vjeç, pret finalen e Euro 2024 të dielën për t'u kurorëzuar kampion evropian me Spanjën. Ditët e fundit ai ka folur për krahasimin e tij me Lionel Messin. Rasti është edhe fotografia e argjentinasit duke i bërë banjë kur spanjolli ishte 5 muajsh, por edhe performanca dhe goli i tij në gjysmëfinale kundër Gjermanisë.

Yamal: Nuk kam folur kurrë me Messin!

Së fundmi Yamal ka folur për ish-yllin e Barcelonës:
“Nuk kam folur me Messin. Në momentin e fotos nuk isha në dijeni që isha me Messin, padyshim. I pari që ma tregoi ishte babai im, por nuk e treguam kurrë sepse nuk donim krahasimet mes meje dhe Leos. Askush nuk shqetësohet të krahasohet me lojtarin më të madh në histori. Por këto janë gjëra që të largojnë sepse nuk do të bëhesh kurrë si ai.”, tha Yamal./K.C/dritare.net