Na ndiqni edhe në

Sport

Zero minuta në Euro2024, për një nga mbrojtësit më të mirë të Kombëtares!

Zero minuta në Euro2024, për një nga mbrojtësit më

Nga Kristina Hasa

Në vijim kemi shumë për të folur mbi Kombëtaren, sidomos për atë stol që nuk ka rënduar kurrë kaq shumë e nuk ka vlejtur ndonjëherë më shumë. Për ato zëvendësime të munguara e minuta të mohuara. Mes tyre më i dhimbshmi ka qenë Ardian Ismajli, me zero minuta në Euro2024. Edhe për Medon Berishën(s’kam asgjë me të) u gjendën disa minuta sonte, por jo për një nga mbrojtësit më të mirë të Kombëtares ndonjëherë.

0 minuta për një nga figurat më të rëndësishme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Gjermanisë në EURO 2024.

Të gjithë nxituan të krenohen pak muaj më parë kur mes mbrojtësve të cilët nuk ishin dribluar asnjëherë për sezonin 2023/20224 në pesë ligat kryesor ishte pikërisht emri i tij, fill pas titanit të Liverpool, Virgil van Dijk.

0 minuta për atë që ka kontribuar në Kombëtare që në 2015, kur u thirr për U-21.

0 minuta për atë që ka Kosovën për kuqezinjtë sepse besonte te kjo Kombëtare.

0 minuta për atë që u cilësua si “Cana i ri in the making”.

“Ndonjëherë jeta nuk të jep atë që do, jo sepse nuk e ke merituar por sepse meriton më shumë”- thoshte Gjimshiti në 2016./dritare.net