
Zyrtare/ Pas largimit nga Barcelona, Lionel Messi firmos marrëveshjen me PSG
Dritare.net
Lionel Messi ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare me Paris St-Germain për t'u bashkuar me klubin francez pas largimit tronditës nga Barcelona.
Kapiteni i Argjentinës u largua nga Barça, klubi i vetëm në të cilin ai ka luajtur, pasi ata nuk ishin në gjendje të përballonin një marrëveshje të re sipas rregullave fair play financiare të La Liga. PSG-ja e Mauricio Pochettino përfundoi e dyta pas Lille në Ligue 1 sezonin e kaluar.
"Është konfirmuar gjithçka. Lionel Messi do të jetë një lojtar i PSG-së. Kaq, gjithçka është bërë. Ka ndodhur në minutat e fundit. Duket sikur është një marrëveshje dyvjeçare, plus një. Ai donte që këtë marrëveshje ta bënte në Barcelonë, por do të jetë te PSG-ja. Pastaj nëse ndihet mirë ai do të qëndrojë edhe një vit tjetër. Por në çdo rast qëllimi i tij është të jetë në PSG dhe më pas të luajë mirë në Kupën e Botës në Katar.", tha kolumnisti i BBC Sport, Guillem Balague.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Messi shënoi një rekord prej 672 golash në 778 ndeshje për Barçën, klubi ku ai u bashkua që kur ishte 13-vjeç. Ai e fitoi Topin e Artë gjashtë herë dhe ngriti 35 trofe me klubin katalanas./K.C/dritare.net

















