Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Nuk më pa njeri!

Nuk më pa njeri!

Nga Lira Gjika

Nuk më pa njeri

Mbesa i tregoi gjyshes se si kishte kaluar ditën dhe gjyshja e dëgjonte me shumë vëmendje. Mbasi mbaroi mbesa së treguari, gjyshja me qetësi, i tërhoqi vëmendjen për një veprim, që mbesa kishte bërë:- duhet të kesh kujdes, ky veprim duhet mënjanuar pasi nuk e lejon shpirtin tënd të bëhet i bukur. Mbesa e zënë pak ngushtë u përgjigj:- mirë, nuk do e bëj më, por nuk më pa njeri, nëna. Ashtu beson?- i tha gjyshja.- po nëna, nuk më pa njeri.

Gjyshja vazhdoi- mendoj që një njeri të ka pare. Mbesa e hutuar insistoi: -nana po atje nuk kishte asnjë njeri.

Gjyshja: po ti nuk je një njeri. Ti e pe veten tënde që e bëre këtë veprim apo jo? Po- u përgjigj mbesa e hutuar edhe më shumë. -E pe veten dhe si të duket tani që e kujton, i bukur? - Jo- tha mbesa me zë të mekur. Gjyshja, duke i vendosur dorën te supi e me zë të butë i tha mbesës:- përpiqu të mos e harrosh këtë histori edhe unë do të të kujtoj herë pas here, që të mos harrosh kurrë veten tënde.

Je njeriu, që do të mësosh veten si t’i përzgjedhë, zhdërvjellsojë e përdorë veprimet e sjelljet e mira. Ato veprime që nuk të bëjnë të ndihesh keq apo t’i mohosh./dritare.net