Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Pse fëmijët e vegjël nuk duhet të flenë vonë!

Pse fëmijët e vegjël nuk duhet të flenë vonë!

Nga Lira Gjika

Të fjeturit vonë e fëmijëve është e dëmshme. Për fat të keq tek ne është një gjë normale që fëmija të flejë vonë apo kur flenë prindërit. Këtë traditë të vjetër duhet ta mënjanojmë, nëse vërtetë duam të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë.

Fëmija deri në moshën 13 vjeç ka nevojë, minimumi për 10 orë gjumë pa ndërprerje. Fëmijët duke fjetur pas orës 10 të darkës nuk i realizojnë 10 orë gjumë pa ndërprerje. Mund të thuhet se fëmija fle në drekë dhe i kompeson orët e duhura.

Jo nuk i kompeson pasi duhet të realizohen 10 orë rrjesht pa ndërprerje. Përpiquni prindër edhe pse mund të jetë e vështirë në fillimet, por është e domosdoshme për shëndetin mendor dhe për atë fizik të fëmijës. Mos lakmoni gjumin e mbasdites por realizoni orarin tetë e darkës me gjashtë e gjysëm në mëngjes.

Po të realizoni këtë rregull të të fjeturit, do të shikoni se fëmija juaj do të jetë më i qetë e më i organizuar në sjelljet e tij me veten dhe me të tjerët./ dritare.net