
Nuk shkon dot te Farma Sotira? Vjen Farma tek ti, në Dritare!
Dritare.net
Sot Dritare.net, përmes një videolive në Facebook, ju çoi në zemër të Kolonjës. Ne, me ndihmën e Jonidës, ju treguam Farma Sotirën, si dukej këtë pranverë, ku natyra me ngjyrat e saj, e kanë bërë të magjishme.
Farma Sotira është një nga fermat më të vjetra në vendin tonë, që për vite me radhë ka pritur e përcjellë mijëra turistë vendas dhe të huaj. Por, këtë vit, ndryshe nga vitet e tjerë, nuk ka turistë, për shkak të situatës së krijuar.
Jonida e Farmës, e cila na tregonte kafshët, lëndinat, malet e burimet e ujit, pavarësisht situatës, ishte optimiste për ditë më të bukura, dhe këtë moment e cilësonte si kohë reflektimi për t’u përmirësuar.
Të shohësh një vend me bukuri të jashtëzakonshme, bosh, kur në çdo stinë të vitit ka qenë plot, të bën të ndihesh keq. Por edhe ne duhet të jemi optimistë, si Jonida, dhe të besojmë fort se vitin tjetër jo vetëm Farma Sotira, por e gjithë Shqipëria do të jetë e mbushur me turistë.
Ajo që ne kemi në dorë është të zhvillojmë turizmin e brendshëm, për të rritur ekonominë tonë, por edhe për të njohur tokën tonë.
Farma Sotira është destinacion që nuk duhet lënë pa vizituar, sepse i ka të gjitha. Të qetëson me natyrën dhe të bën të harrosh problemet. Mund të argëtohesh në hapësirat e gjelbra të pafundme dhe mund të shëtisësh me kuaj në fushat e gjera me lule. Mund të provosh ushqim, që nuk e keni shijuar në asnjë restorant.
Aty do të gjeni mikpritjen e vërtetë shqiptare, që nuk ta ofron asnjë shtet i botës, përveçse vendi juaj.
Tani, le të presim që e gjitha kjo të mbarojë dhe të shkojmë, jo virualisht, por realisht, te parajsa mbi tokë që është Farma Sotira./E.B-dritare.net

















