Çfarë më pyeste Enver Hoxha për Nartën! Flet ish-kamarieri i tij!
Dritare.net
Vangjel Kamberaj është dëshmitari dhe tregimtari më i mirë i Triportit. Prej më shumë se 30 vitesh, Vangjeli punon së bashku me familjen e tij në restorantin ku servir peshku më të mirë në Vlorë.
Ai njihet ndryshe edhe si nartioti, ashtu siç e thërriste Enver Hoxha në kohën kur shërbente pranë tij si kamarier.
Për gazetaren Rudina Xhunga, zoti Vangjel tregon se çfarë e pyete Hoxha, për Nartën, origjinën e tij.
“Me Enver Hoxhën jam njohur kur kam qenë student, punoja si kamarier. Punoja si kamarier në shtëpinë e tij, por dhe në kampet kur shkonte në Jalë apo në Drilon. Kur shkonim me kamp në Drilon, e ndihmoja të peshkonte gjatë pasditeve. I pëlqente të rinte afër liqenit, rreth dy orë.
Pëshkonte me kallama, rreth viteve 72-73‘ në Drilon. E shoqëronte dhe bashkëshortja, Nexhmija. Më pyeste përherë për Nartën, ushqimin dhe pijen që pëlqehej në zonë. Kur më pyeste si jetonin nartiotët, i thoja përherë shumë mirë. Kur fliste Enveri, skuqeshim të gjithë, edhe pse ishte miqësor në muhabet", tregon zoti Vangjel./ M.K-dritare.net