Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Kam qenë dhe në Stamboll. Po nuk gjeta si Dhoksati. Flet 94 vjeçari!

Kam qenë dhe në Stamboll. Po nuk gjeta si Dhoksati. Flet 94

Lefter Nerënxa, një banor 94-vjeçar i fshati Dhoksat në Gjirokastër, tregon për Dritare TV, jetën e tij në shtëpinë dyshekullore. Derën ku janë rritur shtatë breza, ai nuk e braktisi kurrë. Një amanet kam tha zoti Nerënxa, që fëmijët dhe nipërit e mi mos ta shëmbin këtë shtëpi.

“Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1866-ën nga stërgjyshërit e mi. Janë 7 breza në këtë shtëpi dhe amaneti është që mos ta shëmbim kurrë.

Por nipërit e mi, mbase nuk do ta kujtojnë më vonë këtë shtëpi në Dhoksat, ku une linda dhe do vdes. Sa të jenë fëmijët e mi, të paktën kjo shtëpi do të mbahet hapur. Unë nuk u largova kurrë nga Dhoksati, nuk kam parë më mirë askund se këtu. Kam shkuar dhe në Stamboll, kam bredhur dynjanë por si Dhoksati nuk ka. Këtu gjendet ajri i pastër, gjelbërimi, ushqime bio i oborrit tim.

Kam qenë dhe në Stamboll. Po nuk gjeta si Dhoksati. Flet 94

Kam 94 vjet që jetoj në Dhoksat, e dua shumë. Ata që janë larguar, rikthehen, i merr malli kudo që ndodhen. Vite më parë, në Dhoksat bëheshin të gjitha festat, më kryesorja ajo e Lunxhërisë. Nga Dhoksati jam larguar kur shkova ushtar dhe kur punova dy muaj vullnetar, në ndertimin e hekurudhës Durrës-Tiranë.

Kam qenë dhe në Stamboll. Po nuk gjeta si Dhoksati. Flet 94

Tani dal e shkoj shpesh tek fëmijët, por nuk e lëshoj këtë derë. Derë e rëndë dhe e vetmja që dua”, thotë i zoti i shtëpisë përDritareTv, ndërsa zonja e tij shërbën glikotë e shtëpisë./ Dritare.net