Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Mesazhi i biologut: Ruajeni Shqipërinë!

Mesazhi i biologut: Ruajeni Shqipërinë!

Serban Sarbu dhe Jean-François, dy shkencëtarë prej vitesh po kërkojnë dhe zbulojnë thesaret që fshihen në shpellat shqiptare. Eksperienca e fundit qe e jashtëzakonshme, kur kalonin lumin për të shkuar në shpellat e Përmetit dhe ktheheshin po me not në Konicën e Greqisë, që të mos vonoheshin në kufi. Zoti Sarbu tregoi për Dritare TV se mbresat që i ka lënë Shqipëria, duke e konsideruar surprizë të madhe, terrenin e pa eksploruar.

“Deri tani për mua ishte një surprizë e madhe që kur erdha për herë të parë në Shqipëri dija shumë pak për këtë vend. Shumë vite më parë kur po bëja kërkimet e mia në shpella, Shqipëria nuk ishte një vend që ishte i njohur për turizmin në ditët e sotme është i njohur, dhe u befasova shumë kur po fluturoja nga Bukureshti për në Tiranë për të parë këto male të mrekullueshme, ishte një peizazh mjaft i mahnitshëm, e gjithë zona këtu është fantastike për sa i përket bukurisë së peizazhi dhe për mua ishte e habitshme të shihja këto kanione shumë të bukura male të bukura, shpella të jashtëzakonshme që keni në këtë vend. Na la shumë përshtypje se shpellat janë të veçanta dhe mund të them nuk kam parë shumë shpellat sulfate që kanë hapësira kaq të mëdha që janë nga 10 deri në 100 metra të gjata dhe të larta”, tha biologu.

Zoti Françoiso foli edhe për terrenin e veçantë që ka vendi ynë dhe se si mund ta shfrytëzojmë për turizëm. Por mbi të gjitha tha ajo, duhet ta ruajmë me kujdes natyrën që na ka falur Zoti.

“Terreni këtu është relativisht i pazbuluar. Kjo i nxit njerëzit të vijnë në Shqipëri. Shqipëria, nuk duket si vendet e tjera. Kudo mund të gjejmë hotele të mëdha, autostrada, gjithçka që është bërë për turizmin.

Por njerëzit po kërkojnë për këtë autenticitet që fatmirësisht ju e keni akoma. Tani është presion të madh. Njerëzit duan të përfitojnë nga turizmi dhe ndërtojnë hotele dhe autostrada më të mëdha. Edhe kështu vijnë më shumë turistë. Por pak më vonë vizitorët do të fillojnë të mendojnë se Shqipëria është si çdo vend tjetër edhe nuk vijnë më. Ju duhet të ruani bukurinë e vendit! Bëjeni pak më të lehtë për turistët, por jo për turizëm masiv.

Mesazhi im është: Zhvillimi është i mirë, por në sasi të vogël, pasi në sasi të madhe do të shkatërrojë gjithçka”, tha biologu./M.K-dritare.net