
Përmeti me gliko dhe portokalle në çdo shtëpi!
Dritare.net
Në Përmet nuk ka derë që i vihet dryni. Kjo është zona ku mikpritja e mikut është "emblemë" e trashëguar brez pas brezi. Në hyrje të qytetit çdo vizitor habitet me nikoqirllëkun e përmetarëve.
Çdo rrugicë pastrohet nga zonjat e qytetit herët në mëngjes, për të mirëpritur mikun ashtu siç duhet. Por çdokush që shkon në Përmet nuk ka si të mos provojë glikotë e famshme. Kjo ëmbëlsirë përgatitet me fruta të ndryshme të stinës, por më të famshme janë glikoja e arrës dhe portokallit.
Edjon Maliqi, përgjegjës turizmi shoqëroi gazetaren e Dritare TV Marina Kërçeli në turin e xhirime në të gjithë qytetin. Më e veçanta ishte vizita në lagjen më të kamur të qytetit, ku kanë jetuar dikur të gjithë tregtarët. Kjo lagje njihet sot si më e vjetra e qytetit, me shtëpi karakteristike çati guri dhe sofate, ku në çdo derë nuk mungon një portokalle.
Ndiqe emisionin e plotë në DritareTv, YouTube!/ M.K-dritare.net

















