Na ndiqni edhe në

Bota

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit!

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit!

Parlamenti i Danimarkës e ka ndaluar “trajtimin joadekuat” të teksteve fetare –projektligj që në këtë shtet njihet si ligji për Kuranin. Shkelësit tani përballen me gjoba apo burgim prej dy vjetëve.

Projektligji është miratuar me 94 vota pro dhe 77 kundër. Dokumenti është miratuar pas një serie të djegieve të librit të shenjtë në Islam, veprime që kanë nxitur tensionet në shtetet myslimane.

Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta për shkak të këtyre incidenteve, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi.

Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit./dritare.net

Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit!