Djali i ministrit izraelit vritet gjatë luftimeve në Gaza
E Enjte 7 Dhjetor 2023, 21:09
Dritare.net
Djali i ish-shefit të ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, i cili aktualisht është ministër në kabinetin e luftës të Izraelit është vrarë në Gaza. Ushtria izraelite thotë se majori 25-vjeçar Gal Eisenkot u vra të enjten në veri të Gazës.
Mediat izraelite thonë se majori Eisenkot u plagos rëndë pasi shërtheu një bosht tuneli dhe vdiq më vonë në spital.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Gal Eisenkot ishte një "hero i vërtetë".
Në deklaratën e tij, Netanyahu shtoi: "Heronjtë tanë nuk kanë rënë kot. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore.”/K.C/dritare.net