Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë do të bëjë Trump me TikTok-un!

Çfarë do të bëjë Trump me TikTok-un!

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se Microsoft po diskuton blerjen e rrjetit social TikTok.

Gjatë një konference, kur një gazetar e pyeti nëse Microsoft po diskutonte blerjen e rrjetit social, Trump tha “Po”.

“TikTok po gjeneron shumë interes, ka shumë interes për TikTok.”- shtoi republikani.

Qasja në TikTok, e cila përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë, u mbyll në SHBA për disa orë në mes të janarit, pak para se legjislacioni i miratuar në vend të hynte në fuqi, i cili kërkon që kompania e saj mëmë, ByteDance e Kinës, të shesë platformën.

Pasi u betua si president i SHBA më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shtynte zbatimin e legjislacionit për 75 ditë.

Javën e kaluar presidenti amerikan tregoi se është në diskutime me shumë njerëz për blerjen e TikTok dhe shtoi se ka të ngjarë të ketë një vendim për të ardhmen e platformës popullore brenda një muaji.

Përveç kësaj, Trump ka propozuar që ByteDance t’i japë SHBA-së 50% të kapitalit të TikTok në këmbim të moszbatimit të legjislacionit. /E.P-dritare.net