Na ndiqni edhe në

Bota

Kartolina e Krishtlindjes nga princi William dhe Kate Middleton

Kartolina e Krishtlindjes nga princi William dhe Kate Middleton

Kate Middleton dhe Princi William kanë publikuar kartolinën e tyre të Krishtlindjes. Princi dhe Princesha e Uellsit, postuan një foto nga pushimet e këtij viti, duke shfaqur një kornizë nga videoja e Princeshës Kate e lëshuar më 9 shtator për të njoftuar se ajo përfundoi trajtimin e kimioterapisë. Në foto, princi dhe princesha e Uellsit, me fëmijët e tyre, teksa i kanë hedhur krahët njëri-tjetrit.

Kartolina e Krishtlindjes nga princi William dhe Kate Middleton

Fotoja është marrë nga videoja e filmuar nga Will Warr në gusht në Norfolk, ku familja ka një shtëpi pushimi dhe ku ndodhen aktualisht për Krishtlindje.

“Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, shkruhej në mesazhin e kartolinës e vendosur në një tavolinë përballë pemës së Krishtlindjes./K.C/dritare.net