Na ndiqni edhe në

Bota

Kush e fitoi Festivalin e Sanremos!

Kush e fitoi Festivalin e Sanremos!

Finalja e Festivalit të Sanremos u mbyll mes polemikave dhe emocioneve të forta.

Olly u shpall fituesi i Festivalit të Sanremos. Ndërsa Lucio Corsi u rendit i dyti dhe Brunori Sas i treti. Fakti që Giorgia nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku.

Kënga fituese flet për mallin që ndjen për të kaluarën, në kontrast me të kuptuarit se duhet të ecin përpara. Olly e interpreton me gjithë shpirt, duke e bërë atë thellësisht të lidhur me publikun. Ai eksploron emocionet e rikujtimit të kujtimeve të vjetra, marrëdhënieve dhe momenteve që e kanë formësuar atë.

Fitorja në Festivalin e Sanremos i jep mundësinë të marrë pjesë në Eurovision 2025 që do të mbahet në maj në Bazel./K.C/dritare.net