Na ndiqni edhe në

Bota

Reagon Fedez: Zgjodha Chiara Ferragni-n, e doja dhe u martova me të pa hezitim!

Reagon Fedez: Zgjodha Chiara Ferragni-n, e doja dhe u martova me të pa

"Të sqarojmë disa gjëra!" Kështu nis postimi i fundit i Fedez në Instagram. Pas disa ditësh heshtje, këngëtari milanez ka vendosur të thotë versionin e tij në lidhje me videon në të cilën Fabrizio Corona zbulon sfondin e lidhjes jashtëmartesore me Angelica Montinin. Ai shpjegoi se si shkuan gjërat nga këndvështrimi i tij, duke konfirmuar pjesërisht lajmin e mbretit të paparacëve, por duke mohuar detaje të shumta dhe interpretime të ndryshme.

Ja fjalët e Fedez të publikuara në profilin e tij social: “Ideja që do të mendoja ndonjëherë ta lija gruan time ditën e dasmës për të ikur në anën tjetër të Italisë është thjesht qesharake. Zgjodha Chiara-n me bindje, e desha, u martova pa hezitim dhe ndërtuam një familje së bashku. Pavarësisht kontrasteve, ajo do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për mua, sepse është nëna e fëmijëve të mi”.

Reagon Fedez: Zgjodha Chiara Ferragni-n, e doja dhe u martova me të pa

Më pas, një pasazh për vajzën tjetër në qendër të historisë: “E takova Angelica-n disa muaj para dasmës, u distancuam për t'u fokusuar në jetën tonë. U rilidha në një kohë vështirësie personale, pa ndonjë plan të paramenduar, kur martesa tashmë ishte përballur me kriza të thella që ne nuk ishim në gjendje t'i zgjidhnim”.

Dhe ja ku vjen në lojë Corona: “Kur Angelica vendosi t'i jepte fund lidhjes sonë, mes shumë gabimeve që bëra, e ndava këtë me Fabrizio-n dhe një mik të përbashkët të të dyve. Një gjë e vogël në një moment dobësie dhe brishtësie, për të cilën paguaj pasojat, por hedh poshtë çdo teori konspiracioni apo manipulim. Unë jam përpjekur ta përmbajë këtë lajm në çdo mënyrë të mundshme, siç mund ta demonstroj lehtësisht. Lajme që më dëmtojnë edhe mua, shumë”.

Reagon Fedez: Zgjodha Chiara Ferragni-n, e doja dhe u martova me të pa

Fedez vazhdon duke shpjeguar: “Unë kurrë nuk kam qenë shenjtor, por jeta jonë private nuk mund të bëhet pretekst për të ndërtuar narrativa apo për të larguar vëmendjen nga gjërat e tjera. E gjithë kjo nuk po i bën mirë askujt, as Chiara-s, as mua, as njerëzve të përfshirë”

“Sot kam vënë pikat mbi “i”. Kam gabuar, kam paguar, do të vazhdoj të paguaj, ndoshta kam mësuar pak. E di si funksionon kjo lojë: e kam luajtur për vite me radhë, tani mendoj për veten dhe fëmijët e mi. Të tjerat ua lë atyre që kanë nevojë për këtë lloj shfaqjeje. Për aq sa është e mundur, dua të zgjedh realitetin.”/K.C/dritare.net