
Ironizoi Zelenskyn, Elon Musk përfshihet në betejë memesh me Ukrainën!
Dritare.net
Elon Musk e ka përshkallëzuar “mosmarrëveshjen” e tij me Ukrainën mbrëmë me një postim në Twitter që tallte presidentin Volodymyr Zelensky për kërkesat e tij për ndihmë gjatë luftës.
Në një postim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk postoi një “meme” që tregon një imazh të fotoshopuar të liderit ukrainas dhe mbishkrimin: “Kur kanë kaluar 5 minuta dhe nuk ke kërkuar një miliard dollarë ndihmë”.
Musk zotëron gjithashtu SpaceX , kompani e cila ofron shërbime të komunikimit satelitor që janë jetike për përpjekjet mbrojtëse të Ukrainës, por deklaratat e tij disa herë kanë zemëruar Kievin që nga nisja e agresionit rus në shkallë të plotë në shkurt të vitit të kaluar.
Indinjata u ngrit shpejt mbi postimin e Musk në Twitter dhe Kievi shpejt e ktheu kundër miliarderit duke postuar një përgjigje tallëse të vetën.
Në faqen e tij zyrtare në X, parlamenti i Ukrainës akuzoi Musk-un për përhapjen e propagandës ruse, duke postuar versionin e tij të “memes” me një foto të Musk dhe mbishkrimin: “Kur kanë kaluar 5 minuta dhe nuk ke përhapur propagandën ruse”./dritare.net

















