Tensione SHBA–Iran. Trump paralajmëron veprim ushtarak pas vrasjes së protestuesve
Dritare.net

Presidenti Trump deklaroi se udhëheqësit iranianë kanë kontaktuar SHBA-në për të negociuar, ndërsa ai po shqyrton mundësinë e veprimeve ushtarake kundër Iranit. Protestat në Iran, që kanë nisur në fund të dhjetorit, janë përballur me represion të ashpër: sipas pamjeve të verifikuara nga BBC, janë konfirmuar të paktën 180 viktima në Teheran, ndërsa HRANA Agjencia amerikane për të drejtat e njeriut, raporton rreth 500 viktima të konfirmuara.
Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësit e Iranit kanë kontaktuar SHBA-në për të negociuar, pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake si reagim ndaj vrasjes së protestuesve. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump deklaroi se po përgatitet një takim, por theksoi se SHBA mund të veprojë edhe para takimit. Ai shtoi se situata po shqyrtohet shumë seriozisht nga ushtria dhe se janë në konsideratë “opsione shumë të forta”. Javën e kaluar, Trump paralajmëroi Iranin se SHBA do të ndërhynte nëse forcat iraniane do të qëllonin mbi demonstruesit.
Autoritetet iraniane kanë vendosur gjithashtu një ndërprerje të internetit, duke e bërë të vështirë verifikimin e informacionit nga terreni./L.F-dritare.net