Na ndiqni edhe në

Bota

Trump ironizon Putinin: Po lufton katër vjet një luftë që duhej të zgjaste një javë. Çfarë je, tigër prej letre?

Trump ironizon Putinin: Po lufton katër vjet një luftë që

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një fjalimi për drejtuesit ushtarakë, u shpreh sërish i zhgënjyer nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, duke kritikuar mënyrën si po zhvillohet lufta në Ukrainë.

Në fjalimin e mbajtur në kuadër të komandës ushtarake në Quantico, Virginia, Trump theksoi se Putini dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të takohen personalisht për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

Ai e përshkroi luftën që vazhdon në Ukrainë si “më të keqen pas Luftës së Dytë Botërore” dhe shprehu besimin se do të gjendet një rrugëdalje: “Mendoj se do të ia dalim.”

Trump shtoi se është thellësisht i zhgënjyer nga Putini, duke thënë se ai mund të kishte përfunduar konfliktin “brenda një jave”. I pyetur për këtë, presidenti ironizoi:
“Po, i thashë, e di, kjo nuk duket shumë mirë për ty. Po lufton katër vjet një luftë që duhej të zgjaste një javë. Çfarë je, një tigër prej letre?”

Gjithashtu, gjatë fjalimit, Trump foli për aftësitë e tij ndërmjetësuese në konflikte ndërkombëtare, duke përmendur edhe situatën e tensionuar në Gaza, ndërsa nënvizoi rëndësinë e dialogut për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve./K.C/dritare.net