Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Bujtina në Antigone që u hap falë australianëve!

Një shtëpi ëndrrash që shpesh ndërtohej për nevojë dhe vendstrehim 500 vjet më parë, sot mbart magjinë e historisë dhe nostalgjisë që ajo përcjell tek çdo turist që e viziton nga afër.

Kjo është bujtina e profesor Vaso Bakulit, që vendosi të hapë dyert e banesës së të parëve, që i lanë stërgjyshërit, gjyshërit, që u trashëgua më pas tek prindërit dhe sot tregohet nga vetë ai.

Bujtina në Antigone që u hap falë australianëve!

“Kjo shtëpi është e prindërve, i hapa dyert për mysafirët dhe turistët që e kanë pëlqyer. Më ka tërhequr tradita, antikiteti, ato që kanë kaluar sprovën shekullore të antikitetit. Kjo shtëpi është 400-500 vjeçare. Porta e kësaj banese është tipike e Lunxhërisë, ndërtimet në bazë të studimeve, janë të një mënyre ndërtimi si portat e Gjirokastrës. Kuptohet që nga çatia, që është sa për një dhomë”, tregon profesor Vaso për gazetaren Rudina Xhunga, që e vizitoi nga afër këtë bujtinë.

Bujtina në Antigone që u hap falë australianëve!

Kjo bujtinë në Saraqinisht të Gjirokastrës sot pret dhjetëra dhe qindra turistë nga e gjithë bota, ndërsa të parët që kanë shkelur kanë qenë një grup nga Australia.

Bujtina në Antigone që u hap falë australianëve!

“Ky fshat ka fat që ka afër Antigonenë. Fillimet e Antigonisë rezultojnë që prej sistemit të kaluar. Kam shumë kujtime, këtu kur punoja në gërmime me profesor Budinën, historiani më në zë që kemi ne sot. Duke qenë Antigoneja afër, na vizitonin shpesh. Qe një grup udhëtarësh nga Australia që kishin kërkuar të punonin vullnetarisht në Antigone, kështu i nevojitesh dhe një vendqëndrimi. Nga ky moment vendosa ta hap shtëpinë si bujtinë. Kjo ishte shenja e parë. Nga ai moment, kështu e mbaj mend shtëpinë, ku gjenden punimet e dorës së nënës time, Lefterisë, me ngjyra karakteristike”, tregon profesor Vaso për gazetaren Xhunga, në DritareTv./M.K-dritare.net