Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Helmeta e gjermanit dhe pusi i lashtë që ndërtoi Dervish Iljazi!

Helmeta e gjermanit dhe pusi i lashtë që ndërtoi Dervish Iljazi!

Në Skrapar ka një vend të shenjtë, që nderohet nga të gjithë. Është shtëpia në fshatin Vërzhezhë, ku ka lindur Dervish Iljazi, kleriku i njohur bektashi që ngriti teqenë e Kulmakut në Malin e Tomorrit.

Si bamirës i madh që ishte, Dervish Iljazi ia dhuroi këtë banesë kushërinjve të tij, por amaneti që kishte lënë ishte: “Në derë mund të hyjnë të gjithë, por kurrsesi mos e shisni”.

Helmeta e gjermanit dhe pusi i lashtë që ndërtoi Dervish Iljazi!

Pak metra më larg, Dervishi ndërtoi një pus që të furnizonte gjithë fshatin me ujë. Tani ky pus ruhet me fanatizëm nga banorët, pasi vlerësojnë si ujin të bekuar nga Dervishi.

Helmeta e gjermanit dhe pusi i lashtë që ndërtoi Dervish Iljazi!

“Ky pus është ndërtuar nga Dervish Iljazi, para viteve 900. Është 10 metër i thellë dhe në këtë pus pinte ujë gjithë fshati. Madje edhe banorët e fshatrave të tjerë, ndalonin dhe pinin ujë këtu.

Helmeta e gjermanit dhe pusi i lashtë që ndërtoi Dervish Iljazi!

Ne kemi gjetur një zgjidhje.

Mbushim ujë me një helmetë gjermani, që nga koha e luftës. Edhe në verë, ky ujë qëndron shumë i freskët, që konsumohet nga të gjithë. Është ujë i bekuar, e ka bekuar Dervish Iljazi”, tregon Përparim Qafoku për gazetaren Marina Kërçeli./M.K-dritare.net