Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Mrizi i Zanave, e gjitha një vepër arti!

Mrizi i Zanave, e gjitha një vepër arti!

Te venaria e Mrizit të Zanave ka një ekspozitë nga artisti Ndue Pepa, që është kthyer në një motiv më shumë pse turistët vendas dhe të huaj zgjedhin këtë oazë për ta vizituar dimër e verë.

Kjo ekspozitë përmban disa vepra të shkëlqyera arti në të cilat tregohen veshjet tradicionale të Malësisë, lahuta, nusja mirditore, Tata dhe perëndimi, Prek Cali që ka një histori të jashtëzakonshme të traditës shqiptare, njeriut shqiptar.

Mrizi i Zanave, e gjitha një vepër arti!

Përpos pikturave magjepsëse shumëngjyrëshe, plot histori e traditë, të varua në mur, në qendër të dhomës së ekspozitës qëndron një tryezë magjike dhe pas saj kaosi shqiptar i treguar nga telat lëmsh të internetit.

Mrizi i Zanave, e gjitha një vepër arti!

“Po s’u tregua historia nuk do e mësojmë kurrë çfarë vlerë ka e kaluara jonë që e sjell në këtë lloj tregu Altini dhe e kthehen në brand te Mrizi i Zanave, atje ku pushojnë zanat dhe tani po pushojnë gjithë shqiptarët. Nëse je shqiptar dhe nuk ke qenë të Mrizi është çudi e madhe. Nëse je në emigrim dhe do t’i mburresh një të huaji që e sjell në Shqipëri dhe nuk e sjell te Mrizi është një çudi e madhe. Tani jo vetëm për ushqimin e mirë, jo vetëm për krenarinë që të jep atmosfera e Mrizit, por edhe për kthimin e traditës në marketing të jashtëzakonshëm dhe kthimi i një fshati të internuar e të harruar, në një oazë të ushqimit të mirë, të mendimit të mirë, të Shqipërisë së mirë.”, tha gazetarja Rudina Xhunga e mrekulluar nga ajo çfarë pa te ekspozita e Mrizit.

Mrizi i Zanave, e gjitha një vepër arti!

Vetëm te Mrizi i Zanave mund të lidhësh historinë, me traditën, artin me verën, se vera e Altinit është art më vetë, që të deh me erën dhe pamjen e saj se për shijen nuk kemi fjalë ta tregojmë se duhet ta provoni vetë. Sepse te Mrizi çdo gjë është vepër arti./K.C/dritare.net