Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi mujor i Luanit, sipas Brankos!

Luani
Pjesa e parë e korrikut do të jetë një periudhë reflektimi dhe përgatitjeje për Luanët, ndërsa pas datës 23 gjithçka do të ndryshojë në favorin tuaj. Do të riktheheni në qendër të vëmendjes dhe do të përjetoni momente të bukura, festa dhe suksese personale. Në punë priten arritje të rëndësishme dhe mundësi për të fituar më shumë prestigj. Në dashuri, do të ketë pasion dhe rikthime të mundshme të personave nga e kaluara. Financat do të jenë të mira, por duhet të shmangni shpenzimet e panevojshme. Kujdesuni për shëndetin dhe mos e teproni me ushqimin apo lodhjen fizike. Sporti dhe aktivitetet në natyrë do t'ju ndihmojnë të ruani ekuilibrin.