
Horoskopi javor i Gaforres 23- 29 qershor 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ka mundësi që këtë jave Mërkuri t’iu destabilizoje tërësisht. Here pas here nuk do merrni dot as frymë lirisht. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani harmoninë e jetës tuaj sepse shumë persona do ndërhyjnë dhe do ua shkatërrojnë atë. Mirë është të gjeni momentet e duhura dhe të flisni qetësisht me atë që keni në krah. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Gjendja e financave do jetë më e kënaqshme se një javë më parë, megjithatë mirë është që të mos kryeni shpenzime të nxituara pa u menduar. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse lodhja mund të sjelle probleme. Në punë do jeni elokuentë dhe bindës. Çdo gjë që keni menduar do e arrini sa hap e mbyll sytë. /dritare.net

















