
Luani
Java mund t’ju vendosë përballë disa provave të vogla që kërkojnë durim. Ndonjëherë do ndjeni se gjërat nuk ecin aq shpejt sa dëshironi. Në dashuri mund të kërkoni më shumë vëmendje nga partneri, por përpiquni të mos bëheni kërkues. Një gjest i vogël mirëkuptimi mund të përmirësojë shumë atmosferën. Beqarët mund të kenë një takim interesant që lind rastësisht. Në punë disa vonesa të vogla nuk duhet t’ju dekurajojnë. Vazhdoni me vendosmëri dhe rezultatet do të vijnë. Financat kërkojnë pak më shumë organizim në këtë periudhë. Fundi i javës sjell një ndjenjë rikthimi të energjisë dhe motivimit. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin./dritare.net