Gratë me shami pranë shkollave! Ja çfarë thotë ministrja Kumbaro!
E Mërkurë 29 Prill 2026, 11:11
Dritare.net

Ministrja Kumbaro teksa u pyet në lidhje me pamjet që kanë shqetësuar prindërit ku persona me shami janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë, thekosi se nuk ka nevojë për panik teksa shtoi se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.
"Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo./dritare.net