Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ambasada Amerikane dënon sulmin në veri të Kosovës: Autorët do të mbajnë përgjegjësi

Ambasada Amerikane dënon sulmin në veri të Kosovës:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e së dielës, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.

“Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre. Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim të shpejtë për dy oficerët e plagosur.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.