
KQZ: Ja sa shqiptarë votuan në orën e parë të votimit!
E Diel 11 Maj 2025, 10:10
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para për pjesëmarrjen në zgjedhjet që po mbahen sot.
Në orën e parë të votimit që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 1.81% nga 937 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje të lehtë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja në orën e parë të votimit ka qenë 3.37%./K.C/dritare.net

















