Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ambasadori Hovenier: SHBA po punon për të zbuluar autorët e sulmit në Veri!

Ambasadori Hovenier: SHBA po punon për të zbuluar autorët e

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka komentuar sulmin në Veri, ku deklaron se një lloj strukture apo strukturash qëndrojnë pas këtij akti ndaj policisë së Kosovës.

Hovier ka komentuar përfshirjen e Millan Radoçiçit në këtë sulm ku tha se ky vetë përmes avokatit pranoi se ishte organizator i kësaj ngjarje.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiçit, nënkryetarit të deritanishëm të Listës Serbe.

Ndër të tjera, diplomati amerikan tha se SHBA në bashkëpunim me Kosovën po punon për zbulimin e organizatorit të aktit terrorist serb në Zveçan.

“Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, shtoi Hovenier./M.K-dritare.net