
Del ekspertiza mjeko-ligjore: Ja pse vdiq oficeri i antidrogës Rudolf Elezoviç
Dritare.net
Ish-shefi i Policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç u ekzekutua përpara 10 ditësh. Kështu thuhet në raportin e ekspertëve të mjekësisë ligjore pasi bënë autopsinë e trupit të oficerit të antidrogës që u gjet i vdekur mbrëmjen e së martës.
Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit u vra në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit. Mediet malazeze shkruajnë se ende nuk është gjetur arma e krimit dhe se pranë trupit të viktimës nuk u gjet asnjë provë që do të ndihmojë policinë. Fillimisht u dyshua se ai ishte vetëvrarë, por pas këqyrjes me imtësi të vendit të ngjarjes, policia arriti në konkluzion se Elezoviç është vrarë.
Elezoviç u raportua i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune./K.C/dritare.net

















