Na ndiqni edhe në

Bota

Zhduket zyrtari i policisë në Mal të Zi, alarmohen edhe autoritetet shqiptare

Zhduket zyrtari i policisë në Mal të Zi, alarmohen edhe

Ish-shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezovic i cili aktualisht ishte vendosur në sektorin e policisë kufitare malazeze, u zhduk disa ditë më parë pa asnjë gjurmë. Një anëtar i familjes së tij raportoi zhdukjen e Elezoviç. Sipas medieve malazeze oficeri u largua nga shtëpia pesë ditë më parë dhe që atëherë nuk ka telefonuar në familje.

Zhduket zyrtari i policisë në Mal të Zi, alarmohen edhe

Policia malazeze informoi edhe kolegët e saj në rajon për zhdukjen e kolegut të tyre dhe anëtarë të policisë shqiptare janë përfshirë në kërkim. Elezovic ka kapërcyer kufirin disa herë kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri, shkruajnë mediet malazeze.

Prej disa kohësh ai shërbeu si shef i Departamentit për Goditjen e Kontrabandës dhe Krimit Ndërkombëtar në Departamentin e Policisë Kufitare të Tivarit./K.C/dritare.net