
Deputeti Hoxhaj: Serbia ka grumbulluar ushtarë pranë kufirit, BE ta sanksionojë!
E Shtunë 30 Shtator 2023, 12:12
Dritare.net

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë dhe polici Afrim Bunjaku.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxhaj shprehet se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit të Kosovës, ku ka bërë thirrje që BE duhet të sanksionojë Beogradin menjëherë.
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë.
Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar Hoxhaj./M.K-dritare.net

















