
Sulmi në Veri, profesori Hehir: Serbia u stërvit me automjete amerikane!
E Hënë 2 Tetor 2023, 10:10
Dritare.net

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster, Aidan Hehir ka reaguar në lidhje me sulmin në Veri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hehir deklaron se automjetet me të cilat grupet serbe u stërvitën para sulmit në veri të Kosovës janë të ngjashme me ato amerikane.
Sakaq shton se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shumë për të shpjeguar mbi sulmin.
“Automjetet duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiçi ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar Hehir./M.K-dritar.net

















