Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit, Lista Serbe: Të ndërhyjë EULEX!

Policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit, Lista

Policia e Kosovës ditën e sotme ka kryer bastisje në pesë zona në Veri, ku në shënjestër të kontrolleve ishte edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

Lidhur me këtë aksion të policisë, Lista Serbe ka kritikuar pjesëtarët e EULEX-it për mosndërhyrje .

Nga ana tjetër, në reagimin e tyre Lista Serbe ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po shfrytëzon sulmin në Banjë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, për të arsyetuar të gjitha aktivitetet anti-serbe në Kosovë.

Po ashtu ata kanë akuzuar policët e Kosovës për brutalitet të tepruar pasi kanë penguar punën e bluzave të bardha dhe kanë frikësuar pacientët, gjatë kontrolleve në spitalin në Mitrovicë të Veriu./M.K-dritare.net