Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrasja e 18-vjeçares, nesër protestohet në Kosovë!

Vrasja e 18-vjeçares, nesër protestohet në Kosovë!

Nën moton "Drejtësi për gratë", organizatat, Art Polis dhe Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt do të protestojnë nesër në orën 12:00 para stacionit të policisë pas vrasjes së 18-vjeçares.

Në njoftimin në Facebook bëhen të ditura 4 kërkesat e kësaj proteste.

“Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.", njoftojnë organizatat.

Dy persona në Kosovë lanë të vdekur një 18-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj pasi e dhunuan fizikisht dhe ajo ndërroi jetë si pasojë e goditjeve. Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar, shtetasin A.S, 32-vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Dardan Krivaqën, 29 vjeç. Të dy personat u kapën nga pamjet e kamerave të sigurisë, kur lënë 18-vjeçaren pa shenja jete në dyert e spitalit e pastaj largohen me një makinë me targa zvicerane me ngjyrë të zezë./K.C/dritare.net