Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

U rrëmbye para banesës, autorët i lidhën duart dhe e futën në thes. Detaje tronditëse nga krimi në Shkup!

U rrëmbye para banesës, autorët i lidhën duart dhe e

Detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

Lidhur me krimin ministri Oliver Spasovski ka shpjeguar për mediat mënyrën e rrëmbimit të vajzës së mitur.

Vanja deklaroi se e mitura është rrëmbyer nga autorët e krimit të cilët e kanë futur me forcë në bagazhin e automjetit, duke i lidhur këmbët dhe duart. Autorët kanë vendosur viktimën para vrasjes në një thes gjumi.

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74 vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski, citon Alsat./M.K-dritare.net