Na ndiqni edhe në

Kronikë

Aksident në Fier-Lushnjë, vdes 26-vjeçari!

Aksident në Fier-Lushnjë, vdes 26-vjeçari!

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Mësohet se ka ndërruar jetë 26-vjeçari me iniciale E.N., pasi humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./M.K-dritare.net