
Emrat/ Trafik droge në Itali, shkatërrohet banda!
Dritare.net
Një bandë që trafikonte drogë është shkatërruar në Itali, ku në krye të saj ishte një familje shqiptare. Mësohet se familja shqiptare me tre anëtarë trafikonin sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë. Në kuadër të me operacionit u arrestuan 19 persona, mes tyre 18 shqiptarë dhe një italian.
Mes të arrestuarve janë Ardian Korriku, 54-vjeç, Jurgen Korriku, 27-vjeç dhe Etleva Adami 46-vjeç të cilët dyshohet se janë pjesë e organizatës kriminale që shpërndante kokainë dhe kanabis në Itali. Pjesë e bandës ishte edhe Fatos Hasku, ish-efektiv i policisë kufitare në Durrës.
Në total u sekuestruan 420 kilogramë drogë me vlerë mbi 34 milionë euro. Flitet për 70 kilogramë kokainë, 66 për heroinë, 206 për hashash dhe 80 kilogramë marihuanë./M.K-dritare.net

















