Na ndiqni edhe në

Kronikë

Emri/ Identifikohet kufoma në fshatin Xarrë, ja kujt i përkiste!

Emri/ Identifikohet kufoma në fshatin Xarrë, ja kujt i përkiste!

Janë identifikuar eshtrat e gjetura dy ditë më parë në fshatin Xarë, Konispol.

Mësohet se eshtrat e dekompozuara i përkasin 53-vjeçarit, Adnant Jaupi i cili punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore ndërsa bëhet me dije se Jaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi të cilat mund të ishin shkak mbi vdekjen.

Trupi i tij u gjet i copëtuar, ku fillimisht u zbulua koka dhe më pas eshtrat e tjera që ishin groposur në një tunel me gjerësi rreth 1 m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi./M.K-dritare.net