
Emri/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në Athinë!
E Premte 1 Dhjetor 2023, 10:10
Dritare.net

Një 60-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Greqi, si pasojë e të shtënave që prekën trupin e tij.
Shqiptari që u ekzekutua në zonën e Paleo Faliro, është identifikuar si Thimi Droboniku alias Thimi Prifti. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Viktima ishte në kërkim për përfshirje në bandat, drogë, trafik të paligjshëm dhe falsifikim, sipas medieve greke. Shqiptari u vra rreth orës 21:00 teksa ndodhej në rrugën Atlantos.
Viktima kishte parkuar motorin e tij pak metra larg pallatit ku banonte dhe me kokoren në dorë ishte nisur drejt shkallëve të hyrjes për te apartamenti ku jetonte, kur iu bë atentat. Si pasojë e plagëve të marra, shqiptari ka ndërruar jetë në spital./M.K-dritare.net

















